Dashi
Një ngjarje e rëndësishme ju pret në fillim ose në fund të javës. Më pas lërjani gjithçka në dorë fatit. Mos i kushtoni rëndësi thashethemeve ndaj jush. Mund të jenë të pakëndshme prandaj largojini nga vëmendja. Mundet gjithashtu të merrni ose nisni para përmes një shërbimi apo blerjeje online. Gjatë javës do të ketë një ngjarje të papritur në shtëpinë tuaj ose të një të afërmi. Mund të lidhet me një dasmë, me një mbledhje të familjes apo për të zgjidhur një problem të vështirë.
Demi
Këtë javë disa çështje financiare tuajat do të jenë të lidhura ngushtë me një grua. Shmangni blerjen e produkteve me ofertë ose uljet e sezonit. Këtë javë nuk do të keni fat me këto blerje. Mbajini kursimet dhe kuletën në një vend të sigurt këtë javë. Një lajm nga një vend tjetër do t’ju sjellë trishtim ose zhgënjim sepse do t’ju sjellë një mesazh ose propozim të cilin nuk e përmbushni dot. Megjithatë, një ngjarje familjare gjatë javës do t’ju sjellë më shumë gëzim në jetën e përditshme. Një fat i mirë, sukses i juaji ose i një anëtari të familjes do të jetë arsyeja për të organizuar një festë.
Binjakët
Këtë javë disa veprime të papritur nga dikush në rrethin e të afërmve ose miqve do t’ju konfuzojnë. Ka mundësi të shkoni në drejtimin e kundërt kështu që shmangni interpretimit. Gratë e binjakëve do të kenë një situatë që do t’i bëjë të ndryshojnë planet, pritshmëritë dhe shpresat. Ndoshta do të duhet të ndahen me dikë, të braktisin një projekt ose të mos duan më të ndjekin një dëshirë. Gjatë javës, njerëz të rinj do të shfaqen në rrethin shoqëror, sidomos femra. Jini të hapura dhe dinamike rreth asaj që po ndodh me ju. Do të jetë një javë e mirë për aventura intime dhe romantike.
Gaforrja
Për të lindurit në shenjën e Gaforres do të jetë një javë në të cilën do të kenë mundësi të marrin vendimet e duhura, të bëjnë një ndryshim të suksesshëm ose të nisin një aventurë të re. Këtë javë priten kontakte dhe mundësi të reja profesionale, në biznes, etj. Mund të habiteni nga vendimi juaj për të shitur ose blerë diçka. Një javë e suksesshme për ata që janë zanatçinj ose prodhues: furnizime të reja, dizajne të reja, etj.
Luani
Kjo javë angazhon të lindurit e shenjës së Luanit për të kryer më shumë shtëpie, riparime e përmirësime. Do jetë një javë e mirë edhe për të krijuar kontakte. Një mik ose mysafir i papritur do t’ju surprizojë me një lajm të rëndësishëm. Një takim special ose një romancë e re mund të nisë një një moment të veçantë të javës. Do të bisedoni me një grua për një temë shumë delikate. Në planin financiar java do të ketë shumë ulje-ngritje kështu që shtyjini vendimet e rëndësishme për në fundjavë.
Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të jenë shumë bujarë me të afërmit e tyre dohe do të kërkojnë mënyrë të ndryshme për t’i kënaqur ata. Do të kenë ide dhe mundësi pafund për ta bërë këtë. Këtë javë ca gjëra, edhe pse të vogla do të tregojnë se mrekullitë ekzistojnë. Ky moment do të vijë. Gratë e virgjëreshës do të kenë shansin të realizojnë një prej ideve ose ëndrrave të tyre me një ndihmë të madhe nga jashtë. Meshkujt e kësaj shenje zodiakale do të përballen me një vendim ose aksion të lidhur me një familjar.
Peshorja
Të lindurit e peshores këtë javë do të kenë disa takime të shpeshta ose bisedave virtuale që do të përcaktojnë zhvillimin e planeve dhe pritshmërive. Ato mund të ndryshojnë çdo ditë bazuar tek rrethanat. Ndoshta do të keni takime të papritura, biseda, et. Gjatë javës do të përfitoni nga një blerje me ofertë që lidhet me një burrë. Priten takime interesante ose biseda me dikë nga një vend tjetër. Për ju do të jetë një surprizë. Meshkujt e peshores presin një lajm të mirë ose një propozim.
Akrepi
Këtë javë, të lindurit e shenjëssë akrepit do të shijojnë shpërblimet financiare të punës së tyre, biznesit , angazhimeve jashtë pune etj. Një surprizë e bukur do të jetë fat për muajin korrik. Shumë prej jush do të jenë në udhëtim ose do të planifikojnë një udhëtim këtë javë. Ky udhëtim do të jetë i mirorganizuar dhe do të ketë një surprizë të lidhur me të. Gratë e akrepit do të kenë një bisedë interesante me dikë që sapo kanë njohur. Meshkujt do të përjetojnë një situatë komike të paharrueshme. Monitoroni me kujdes ngjarjet e mes-javës.
Shigjetari
Këtë javë duhet të merrni një vendim të rëndësishëm të lidhur me shtëpinë dhe familjen. Do të takoni rivalë ose armiq të vjetër që kanë shkaktuar shumë drama në jetën tuaj. Pavarësisht kësaj ju do t’i jepni një dorë dhe atij do t’i vijë keq. Së shpejti mund të keni vështirësi me marrjen e një trashëgimie ose një pronë të prindërve tuaj. Këtë javë, do të jeni në gjendje të zhvilloni dhe implementoni me sukses planet që keni për shtëpinë ose familjen. Do të jetë një javë e favorshme për udhëtime, sidomos për burrat e shigjetarit.
Bricjapi
Java e fundit e qershorit për ju lidhet me ngjarje që kanë në qendër fëmijë ose të rinj. Mund të mernri lajme për shtatzëni, për një lindje, etj. Do të bëhet edhe një mbledhje familjare lidhur me këtë ngjarje. Mund të përjetoni një situatë problematike shëndetësore për një familjar këtë javë. Gratë single të bricjapit do të kenë një korrespodencë romantike, bisedë telefonike ose biseda virtuale. Do të keni një javë të mirë në nivel profesional. Do të keni mundësi për një performancë të suksesshme, për një fillim të ri ose për një pozicion të ri pune.
Ujori
Këtë javë një numër i madh të lindurish të shenjës së ujorit do të presin një lajm lidhur me një fëmijë ose të ri. Këtë javë do të jetë e veçantë sidomos për të rinjtë e ujorit. Në përgjithësi, do të jetë një javë ku do ta keni të vështirë të gjeni kohë për veten. Disa takim urgjente, premtime që duhet t’i përmbushni apo çështje serioze do të lidhen me njerëz që jetojnë larg. Do të keni shumë plane, takime, aksion. Prisni mysafirë në shtëpi ose një ftesë për të shkuar në shtëpinë e dikujt. Prisni një takim me dikë që jeton në një qytet tjetër. Gjithashtu do të planifikoni një event, mbledhje ose udhëtim të rëndësishëm.
Peshqit
Do të jetë një javë e favorshme për marrëveshje financiare me një mik ose ortak. Këtë javë mund të jeni të ftuar në një event të lidhur me fëmijët, si ditëlindje apo lindje. Një grua me të cilën keni një marrëdhënie të ngushtë mund të sëmuret këtë javë. Disa evente konfuze në jetën e një gruaje do ta bëjnë këtë javë të paparashikueshme dhe dinamike për ju ose për gjithë familjen. Gratë e peshqve mund të bëjnë një udhëtim, edhe në distancë të shkurtër. Një surprizë e lidhur me një burrë nga një tjetër qytet pritet nga meshkujt.