Një ngjarje horror është regjistruar në Itali, ku një burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, ndërsa një i tretë ka arritur të mbijetojë.

54-vjeçari, Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë.

Pas krimit, burri thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00. Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, por trupi i saj ende nuk është gjetur.

Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë. Në vendngjarje, kanë shkuar forcat e policisë që po rindërtojnë atë që ndodhi.

Vajza e tretë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga stafi i urgjencës.

Sipas rrëfimit të saj, babai u zgjua gjatë natës duke bërë zhurmë se kishte perceptuar prani demonike në shtëpi.

Vajza, e vetmja e mbijetuar, u ngrit nga shtrati e turbullt dhe pa kufomat e vëllezërve të saj.

Fëmijët Kevin dhe Emanuel, përkatësisht 16 dhe 5 vjeç, u mbytën nga babai i tyre, i cili vrau fillimisht më të voglin dhe më pas mbyti të madhin me zinxhir.

Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur Emanuelin.

Trupi i gruas nuk u gjet: një hipotezë është se Barreca e preu atë në copa dhe e dogji përpara se të telefononte 112.

Kjo hipotezë doli nga fjalët e para që burri tha para policisë.