Gjykata ka shpallur fajtore një nënë nga Miçigani për të shtënat që shkaktuan 4 viktima në shkollën e mesme Oxford. 45-vjeçarja, Jennifer Crumbley, është prindi i parë amerikan i dënuar për vrasje nga pakujdesia për vrasjen masive të kryer nga fëmija i saj.
Prokurorët e akuzuan atë për neglizhencë në lejimin e djalin të saj të mbante armë duke injoruar shenjat paralajmëruese të rrezikut që kanosej. Gjithashtu, bashkëshorti i saj James po përballet me një gjyq të veçantë për të njëjtat akuza.
Crumbley dhe burri i saj James blenë armën që djali i tyre përdori, vetëm disa ditë para të shtënave. Ata u akuzuan nga policia brenda disa ditësh pas vrasjeve. Për më shumë se 2 vjet ata janë mbajtur në burg, në pamundësi për të liruar me kusht.
Prokurorët paraqitën prova se i biri i tyre, Ethan Crumbley kishte kërkuar ndihmë për shëndetin mendor dhe ju kishte thënë se kishte halucinacione, por thanë se prindërit e tij nuk e trajtuan.
Ndërkohë, djali i tyre tanimë 17 vjeç po vuan burgimin e përjetshëm për vrasjen e 4 shokëve të klasës në shkollën e mesme Oxford në Miçigan më 30 Nëntor 2021. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe 7 persona.