Albi Nako ka sqaruar sot Romeon pas debatit të mbrëmjes së djeshme ku i tha se “s’ka këllqe dhe përdor vajzat”.

Romeo duket i prekur nga deklarata e Albit dhe nuk ka pranuar të vazhdojë shoqërinë me të.

Pjesë nga debati:
Albi: Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekrra për ata, nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve.

Romeo: Nga gjithë gjëja je ok ti? Nuk ishte mbas shpine ajo apo jo? Ishte kështu në sy ?

Albi:Po pse ishte paburrëri për shembull?

Romeo:Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua

Albi: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë

Romeo; Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë

Albi: Doja vetëm të të sqaroja