SUEDI – Zlatan Ibrahimovic do të nderohet në Suedi, më 8 qershor, para miqësores kundër Serbisë. Njoftimi është bërë këtë të premte nga Federata Suedeze e Futbollit.
“Ka ardhur momenti. Më 8 qershor, Zlatan do të nderohet për kontributin që ka dhënë në futbollin suedez dhe për një karrierë të suksesshme me kombëtaren. Një vit pas shpalljes së përfundimit të karrierës së tij futbollistike, është koha që lojtarët, trajnerët dhe sigurisht tifozët t’i bëjnë homazhe Zlatan Ibrahimovicit”,- lexohet në një shënim të publikuar nga Federata e vendit nordik në faqen zyrtare.
brahimovic, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka veshur fanellat e Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, PSG-së, Manchester United, LA Galaxy dhe Milanit, ndeshjen e fundit me kombëtaren suedeze e luajti në mars 2023, në “Friends. Arena”, ku do të bëhet homazhi. Në total, ish-sulmuesi luajti 122 ndeshje me kombëtaren dhe shënoi 62 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës suedeze.
Zlatan u kthye në Milano në dhjetor, ku përfundoi karrierën e tij futbollistike, edhe tani është në rolin e këshilltarit të ngushtë të CEO Jerry Cardinale, i grupit që zotëron klubin kuqezi.