Igli Tare është rikthyer të flasë për Simone Inzaghin, me të cilin punoi e fitoi te Lazio gjatë periudhës kur mbante postin e drejtorit sportiv.
Inzaghi po bën një punë të shkëlqyer edhe tek Interi, skuadër me të cilën mbërriti në finalen e Champions League gjatë sezonit të kaluar.
Ndërkohë që këtë edicion pothuajse e ka fituar titullin kampion, që do të jetë i 20-ti në historinë e klubit zikaltër.
“Që kur ishte futbollist dallohej që kishte diçka të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Pep Guardiolën. Kishin diçka më shumë se të tjerët…
Simone të mashtron në dukje. Ai është gjithmonë gazmor, por në realitet kujdeset për çdo detaj të vogël. Punon nga mëngjesi deri në darkë, duke u kujdesur për gjithçka. Është i fiksuar pas detajeve.
Ka diçka më shumë se të tjerët sa i përket krijimit të marrëdhënies me skuadrën dhe lojtarët në veçanti. Ai dhe Pippo kanë një mënyrë shumë të ngjashme të të menduarit”, theksoi Tare.