Donald Trump ka promovuar një linjë altelesh të markës Trump për 399 dollarë një palë.

Kandidati presidencial u shfaq në “Sneaker Con” në Filadelfia, një konventë këpucësh që njihet si “Shfaqja më e madhe e atleteve në tokë”.

Duke folur në këtë aktivitet, ish-presidenti tha: “Ka shumë emocione në këtë dhomë. Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12, 13 vjet. Dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh.”