Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova” ku fitues u shpall Lumbardh Salihu. Pretendente për çmimin e madh ishte edhe Shqipe Hysenaj, e cila në sondazhet online ishte më e votuara nga të gjithë finalistët.
Megjithatë edhe pse nuk e fitoi Big Brother-in, Shqipja ka fituar dashurinë e publikut e këtë e ka treguar me një postim në Instastory.
“Dashuria juaj mjafton”, ka shkruar Shqipja krah një fotoje me një fanse duke vendosur edhe një emoji kupe për të treguar se kjo është fitore për të.