Vesa Luma, njëra nga këngëtaret më të dashura të popullit shqiptar që nga fillimi i karrierës së saj, ishte e ftuar në emisionin S’e Luan Topi.

Këngëtarja në fillimin e intervistës tregon se si Big Basta e kishte bërë atë për vete me një pjatë fasule.

Ajo tregon që në fillim kur edhe nuk njiheshim mirë ata të dy, Big Basta iu kishte afruar Vesës dhe i kishte thënë:

Më duket se je dobësuar shumë, e nëna ime e bën groshën më të mirë në botë.”

Vesa kishte pranuar që t’ia sillte, dhe tregon që e ka ngrënë me shumë qejf dhe i ka pëlqyer. “Ky qenka djalë më ndryshe” – ishte komenti i saj pas gjestit të mirë të Big Bastës.

Më tutje Vesës i vinë disa lule nga ai, dhe moderatorja i thotë që do ta kishim atë në studio, por Bigu e paska lënduar këmbën dhe nuk mundi të vijë.

Vesa merakoset aq shumë sa fillon të qajë, dhe kërkon të largohet nga intervista.

“E keni me të vërtetë, a po bëni shaka se unë çohem e iki” – shprehet Vesa e merakosur.

Më pas Big Basta hyn brenda duke e surpizuar Vesën, teksa edhe e merr në përqafim, pasi ajo ishte bërë me të vërtetë merak.

Pasi e përqafon Vesa i thotë me shaka sa mirë që s’e ke lënduar lëmbën, se do të më duhej të rrija në shtëpi pastaj.