Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës?

Aktori Julian Deda, në ndryshim nga java e kaluar ku nuk ka pësuar ndryshime në numrin e ndjekësve, këtë herë ai ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 438K, tani numëron 441K.

Roza Lati ka shtuar 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 825K.

Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar plot 9.9K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 6 mijë ndjekës brenda kësaj jave.