Një 41 vjeçare është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pasi i vuri flakën automjetit të 42 vjeçarit K.S.
Në pranga ka rënë Dorina Stafa, 41 vjeçe, banuese në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i saj M.S, 35 vjeç i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Gjithashtu nisi hetimi në gjendje të lire për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
Në pamjet e regjistruara nga pamjet e sigurisë, shfaqet vëllai i 41 vjeçares, teksa i vë flakën automjetit të 42 vjeçarit me të cilin motra e tij kishte qenë më parë e lidhur.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për ngjarjen është bërë ndarja e autores nga 42 vjeçari.
Ajo ka deklaruar se i kishte blerë atij makinë dhe banesë por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave që 41 vjeçarja i konsideronte të saja pavarësisht se 42 vjeçari K.S i kishte kaluar në pronësi të tij.