Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka komentuar situatën në PD dhe raportin mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Bejko krahasoi dyshen Bardhi-Berisha si një çift, ku tha se janë në fazën e martesës, ndërsa shtoi se janë duke përdorur njëri-tjetrin.
Ndërsa për situatën brenda Partisë Demokratike, ai u shpreh se çështja e PD-së po bëhet më e paqartë.
“Raporti Bardhi-Berisha është si puna e një çifti që deri sa të shkojë në martesë kalon në disa faza. Faza e parë është kërkimi i dorës, ku kërkohen negociatorë.
Më pas jepet dakordësia, pastaj vjen delegacioni i fejesës dhe martesës. Këta janë në fazën e martesës tani. Dihet që Bardhi mundohej që të krijonte një lloj rregulli me të shkuarën, për të ruajtur shtyllën kurrizore, por në fakt zhbëri veten e tij.
Mua nuk më intereson çfarë do ndodhë me fatin e tyre personal. Ajo që më shqetëson është fati i opozitës shqiptare. Përbërja sociologjike në PD është e tillë që një pjesë e madhe e deputetëve janë te pjesa gri. Po e bëjnë më konfuze çështjen e PD-së.
Të dy po përdorin njëri-tjetrin dhe duan ti marrin diçka njëri-tjetrit. Berishës i intereson se grupi i deputetëve që kishte nuk i mjaftonte për të qenë në politikë.“, u shpreh Bejko në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në “ABC News”.