Kritiku i madh i Kremlinit, Alexei Navalny, u raportua se kishte ndërruar jetë para disa ditësh duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij. Vdekja e supozuar e aktivistit dhe të burgosurit politik, erdhi vetëm disa muaj pasi vajza e tij Dasha u zotua se nuk do të ndalonte kurrë së luftuari për të.

Dasha Navalnaya është vajza e Alexei Navalny dhe Yulia Navalnay e lindur në vitin 2001 dhe duke u pasuar nga vëllai i saj Zakhar në 2008. Dasha filloi studimet për psikologji në Universitetin Stanford, Kaliforni, në vitin 2019. Në vitin 2021, ajo pranoi çmimin ‘Saharov’ të Parlamentit Evropian në emër të babait të saj. Ajo është bërë një ndikuese në mediat sociale dhe njësoj si babai i saj, një aktiviste.

Ajo ka marrë pjesë në një sërë intervistash ku ka diskutuar për shpresat e saj për të ardhmen e Rusisë. Dasha ka folur disa herë për babain e saj dhe fushatat e tij kundër korrupsionit në Rusi.

“Fola me prindërit e mi dhe mësova se edhe nëse policia nuk na pëlqen, babi po bën gjënë e duhur…Unë kam qenë gjithmonë krenare për këtë”, deklaroi ajo disa kohë më parë.

Në vitin 2023, Daria mori pjesë në një intervistë në CNN ku foli për babain e saj dhe luftën ruse në Ukrainë. Duke folur me gazetaren Erin Burnett, ajo tha se nuk do të ndalonte së luftuari derisa Putini t’i jepte fund luftës dhe të lironte babanë e saj dhe të burgosur të tjerë politikë në vend. Dasha zbuloi se si ajo dhe vëllai i saj ‘do të bënin një lojë’ duke u përpjekur të shmangnin spiunët ndërsa udhëtonin në transportin publik.

“Ne do të shikonim rreth trenit dhe pastaj do të fillonim të bisedonim me djalin që kishte veshjen më të keqe të kamuflazhit dhe kapelën e zezë dhe çantën e çuditshme me rripa anash, dhe hidheshim jashtë, jo nga treni, por nga makina e metrosë”, tha ajo.

Në një intervistë të vitit 2021 me Spiegel, Daria zbuloi se, deri në moshën 10 vjeçare, fëmijëria e saj kishte qenë në të vërtetë normale. Vetëm pasi babai i saj u mor në paraburgim në vitin 2011, gjërat filluan të ndryshojnë. Alexei u arrestua më 5 dhjetor 2011 dhe u dënua me 15 ditë burg “për sfidë ndaj një zyrtari qeveritar”.

“Unë kam qenë gjithmonë krenar për këtë, edhe me frikën për jetën e tij dhe tonën. Ai dëshiron më të mirën për vendin e tij. Ai dëshiron që vëllai im dhe unë të kemi një të ardhme të mirë në këtë vend”, tha Dasha.

Në të njëjtën intervistë, Daria zbuloi se si ndan shumë ngjashmëri me të atin.

“Gjithmonë e kam marrë pas babain tim, flas si ai dhe lëviz si ai. Mami shpesh më qortonte për këtë. Ajo nuk donte që unë të adoptoja sjelljet e tij. Duhet të isha më femërore,” tha ajo.

Kujtojmë se Alexei Navalny u dënua me 19 vjet burg në gusht 2023. Ai u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist dhe financimin të aktivistëve ekstremistë, ndër krime të tjera, sipas Moskës. Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë u tha se ai kishte ndërruar jetë.