Graciano dhe Dea kanë diskutuar për lojën aktuale të banorëve në Big Brother VIP.

Dea iu drejtua banorit se ai është ‘delja e zezë në shtëpi’, sidomos pas nominimit që bëri (Romeo, Heidi dhe Lisi).

Më pas ata kanë folur edhe për lojën e Ilnisës, ku Graciano deklaroi se e nisi me shumë vrull, por tashmë ka rënë në qetësi.

Graciano: Do të viktimizohet tani. Do të marrin të gjithë nga ajo gjëja që bëra unë.

Dea: Je delja e zezë e shtëpisë ti.

Graciano: Jo më kot. Gjithmonë ka shpresë. Uau falsiteti, aktorët e dobët.

Dea: Presim sot se çfarë do të ndodhi.

Graciano: Kjo është kryesorja, kjo e këtij (Graciano) që na çau daullen e veshit. Ky njëherë që ka kitarën në dorë (Gazi), (tund kokën) 60 vjeç burrë.

Albi: Mos u fokuso tek ai. Mos u shpërndaj.

Graciano: Jo, jo.

Nisin flasin për Ilnisën:

Graciano: Ka gjëra që nuk ia përtyp dot fare. Por ka edhe gjëra që di t’i bëjë shumë mirë

Dea: Kurioze jam çfarë do të bëjë tani.

Gracianio: Gabimi i Ilnisës ishte që e mori me të shpejtë. Do e gjejë një gjë ajo.