Dita e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ ka nisur me debate, ndërsa duket se në qendër të tyre është vënë Graciano. Që prej mbrëmjes së djeshme ai i është drejtuar Julit duke i thënë se e ka përçarë nga aleanca e tij me Gazin.

Ndërsa sot pretendon se ka zbuluar lojën e tij. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Julit i cili i ka përmendur Gracianos vendimin që ai mori për të nominuar Lisin edhe pse e konsideronte atë si mik. Sipas tij, kjo lojë nga ana e koreografit është e pisët dhe ‘goditje nën brez’ siç e quan ai.