Ditën e sotme, sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse.
Po ashtu, pritet që Blinken të zhvillojë një takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Burime për Euroneës Albania, bëjnë të ditur se në takim do të jenë të pranishëm edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kreu i ILD-së, Artur Metani.
Vizita e Blinken vjen në një moment kyç për Shqipërinë dhe mbarë botën, pasi në vendin tonë ka nisur të japë frytet e para Reforma në Drejtësi, ndërsa bota është në një situatë të trazuar, me konflikte që mund të përshkallëzohen nga momenti në moment.