Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes Kristi Ramadani siguroi dy medalje të argjendta, një në stilin e shtytjes dhe një në dygarësh. Edhe pse garoi në Baterinë B, gara e Ramadanit ishte e mjaft e mirë, duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje të argjendta, të parat për të në një Europian për të rritur.

Falë këtij rezultati Ramadani u rendit i dyti, me vetëm 1 kg më pak se fituesi i së artës.
I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela, Ramadani u shpreh se ndjehet krenar që përfaqëson Shqipërinë.
“Kur fiton medalje të marrin shumë veta në telefon, unë vlerësoj shumë ata që më kanë telefonuar gjithmonë jo vetëm kur kam patur fitore.

Shpërblimi më i madh për mua është që arrita të realizoj ëndërrën time. Është kënaqësi dhe përgjegjësi shumë e madhe që ngrita flamurin tonë lart”- tha Kristi për NEWS24!