Mbrëmja e së premtes shënoi natën finale të spektaklit më të ndjekur ‘BBVK’. Fitues i këtij programi ishte Lumbardh Salihu, i cili përfitoi një shumë prej 144 mijë euro.
Por përveç 144 mijë eurove, në fillim të spektaklit iu dha dhuratë një udhëtim në Spanjë, për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e Mallorca FC.
I dyti më i preferuari i publikut doli Blerando, i cili përfitoi një bashkëpunim me producentin turk, Alper Atakan, për të realizuar një këngë në Stamboll.
E treta ishte Shqipja, e cila e njohur për patriotizmin e saj brenda shtëpisë, mori si dhuratë një varëse me simbol shqiponje.
Dhe në fund, e katërta përsa i përket preferencës së publikut ishte Edona James, transgjinorja më e përfolur e këtij edicioni. Asaj iu dhurua një udhëtim në Turqi, me mundësi kryerje të ndërhyrjeve estetike në një klinikë të njohur atje.
Gjithashtu të katërt banorët fituan së bashku edhe nga një udhëtim çift secili, në destinacione të ndryshme të Greqisë.