Më 16 shkurt do të hidhet shorti për 22 familjet që do të marrin banesa të reja nga programi i rindërtimit.
Shorti do të organizohet brenda ambienteve të lagjes së re “Pezë”, ora 11:00.
Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, që gjendet e afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.
Në rast se përfituesi apo përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë, nuk paraqiten dot, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron Kryetari i Komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedurë.
Dokumenta bashkëngjitur65c1f7d72384e