Me një paraqitje unike, Manchester City shkatërroi 6-2 Luton jashtë shtëpisë për të kaluar në raundin tjetër të FA Cup.

Erling Haaland mund të ketë qenë ylli absolut me pesë golat që shënoi, por Kevin De Bruyne nuk ishte shumë prapa, pasi ai e përfundoi ndeshjen me katër asistime.

Të dy bënë atë që donin, me De Bruyne që provoi edhe një herë klasin e tij dhe dhuratën unike që ka në… shërbimin e topit për të bërë gol.

Me katër asistimet e tij kundër Lutonit, ‘KBD’ e çoi numrin e tij në 11 për sezonin, duke kryesuar numrin te Manchester Cityt për këtë sezon.

Megjithatë, ‘oksimoroni’ i gjithë rastit është fakti se De Bruyne ka luajtur vetëm 12 herë këtë vit në të gjitha garat me fanelën e “Qytetarëve” për shkak të dëmtimit të rëndë që e pësoi deri në janarin e kaluar!

Kështu De Bruyne ia kaloi Fodenit dhe Alvarezit, të cilët këtë vit kanë nga 10 asistime, duke luajtur përkatësisht në 37 dhe 35 ndeshje!