Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon në “Stop” në Tv Klan se djali i saj i madh, 19 vjeç e me aftësi ndryshe, është dhunuar nga 5 minorenë, të cilët e kanë filmuar dhe publikuar videon në Tik Tok. Sipas zonjës, dhuna është përsëritur edhe herë të tjera.
Nëna cilëson edhe lëndimet fizike e psikologjike që ka pësuar i biri nga goditjet e grupit të bullizuesve.
Nëna: Kjo histori është e përsëritur diku te 2 herë, 3 herë. Unë kam marrë masa, u kam thënë fëmijëve që u kam folur. Gjithmonë u kam thënë që boll pasi fëmija ime vuan nga një… si të ta shpjegoj unë ty, me aftësi të kufizuara dhe gjithmonë kanë arritur ta bullizojnë fëmijën tim në lagje, edhe duke i folur, e kanë rrahur shumë herë. Ndërsa këtë herë kishte ndodhur pasdite, e kishin gjetur vetëm në lagje, me një shokun e vet më të vogël, e kishin gjetur vetëm në lagje dhe i kishin thënë “avitu po ta mban”. E kishin futur në një rrugicë shumë të ngushtë pasi nuk i kishin lënë hapësirë për të lëvizur.
Kishte gjoksin të nxirë, në shpatull pasi është goditur me grushta dhe me shkelma dhe pjesën e syrit këtu. Duke ndenjur të shtunën, nuk tregoi gjë, nuk më doli atë natë, ditën e premte nuk më ka dalë fare nga dhoma fëmija. I kam dhënë për të ngrënë, nuk ka arritur as aty për të ngrënë, pastaj të shtunën në mëngjes ma ka sjellë një shoku i çunit videon. Më ka thënë, “zonjë, shiko mami i Kristit se çfarë kam gjetur në Tik Tok, është bërë virale kjo, është hapur”. Normale që në atë moment s’e kam ndier veten mirë.