Pacienti i parë me çip në tru mund të kontrollojë mausin e kompjuterit vetëm duke e menduar. Lajmi u konfirmua nga multimiliarderi Elon Musk. Ai tha se Neuralink, Kompania e musk për implantet e trurit, aktualisht po përpiqej të merrte sa më shumë “klikime të butonit të mausit” nga pacienti.

“Përparimi është i mirë dhe pacienti duket se ka bërë një shërim të plotë, me efekte nervore për të cilat ne jemi të vetëdijshëm. Pacienti është në gjendje të lëvizë mausin rreth ekranit vetëm duke menduar,” tha Musk në platformën e mediave sociale X.

Në janar, kompania Neuralink implantoi me sukses një çip në pacientin e saj të parë, pasi mori miratimin nga administrata e Ushqimit dhe Barnave për të nisur studimin e parë klinik tek njerëzit.

Kompania Neuralink synon që të komandojë këto çipa brenda trurit të njeriut për të ndihmuar në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike.

Musk ka ambicie të mëdha për kompaninë, duke thënë se do të lehtësonte operacionet kirurgjikale per futjen çipit për të trajtuar obezitetit, autizmin, depresionin dhe skizofreninë. Këto çipa elektronik që vendosen në tru dhe në shpinë, komunikojnë me fijet nervore të këmbëve.