Flamur Noka dhe Damian Gjiknuri u përplasën sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku ky i fundit nuk u lejua të futej në sallë. Ndërkohë mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk nisi as këtë të martë, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda.
Gjiknuri: Kodi është në fuqi, ne jemi komodë me këtë kod. Doni të bëni reformë, hajde të të dëgjojmë
Noka: Zotëri, opozitë me mua ti ta harrosh
Gjiknuri: O “mulo”, vë bast me ato…
Noka: Nuk e zhbëni dot opozitën, opozitë me mua ti nuk e bën dot
Gjiknuri: A je aty brenda?
Noka: Jo nuk jam, ke qenë në opozitë ti zot rrote? Ke qenë bashkëkryetar?
Gjiknuri: po kam qenë në opozitë, po
Noka: Jam unë në opozitë, kam unë bashkëkryetar
Gjiknuri: Kush ta solli?
Noka: Ta solli Rama e emërove ti, se keni qejf mercenarët