Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje për projektligjit e hedhur për diskutim se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Hoxha tha se kodi i ri prek te dyja gjinitë, si dhe të huajt, ndërsa tha se jepen edhe dënime alternative apo qortime.

“Me kodin e ri, nëse miratohen ndryshimet, nuk lejohet bigamia. Bigamia, lidhja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë dënohet. Pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga 6 muaj në 4 vjet. Kjo është për të dyja gjinitë, do të përfshijë dhe të huajt.

I kanë hyrë me themel kodit penal. Ka edhe dënime alternative, edhe qortime. E vendos gjykata… Duhet të jesh thellësisht i penduar për atë që ke bërë…”-tha gazetarja Anila Hoxha.