Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka debatuar ashpër me deputetin demokrat Ferdinant Xhaferraj sa i përket kërkesave të opozitës për Komisionet hetimore.

Zheji: I keni numrat, por numrat nuk janë shpatë për të eliminuar kundërshtarin. Këtu jemi në demokraci, kundërshtari lihet gjallë. Në mesjetë ju do të ishit fitimtarë dhe do t’i kishit mbushur burgjet e Bastijës plotë. Por prandaj ne jemi në demokraci, këtu kundërshtari nuk vritet.

Rakipllari: Kundërshtari të poshtërohet, të mos i jepet asnjë e drejtë për të krijuar Komisionet Hetimore.

Manja: Unë nuk po them që ne jemi ëngjëj dhe matan nesh kemi djaj. Ju kërkoni Komision hetimor për Portin e Durrësit, Komision Hetimor për të diskutuar udhëtimet e kryeministrit jashtë shtetit. S’ka nevojë për komisione hetimore në të tilla raste. Ju mund të kërkoni interpelancë me kryeministrin.

Duma: Nuk u vjen.

Manja: Vjen moj vjen, por ishin me flakadanë këta. E kishin ndezur Kuvendin.

Xhaferraj: Grida, që nga 2021 këtu nuk qeveriset. Unë jam gati sot që ti pranojë gabimet e PD-së, por nëse gjatë qeverisjes së PD u bën 4 gjëra madhore: Rruga e Kombit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO… Në 11 vite qeverisje më thoni 2-3 gjëra që keni bërë ju?

Manja: Aq janë shumë, por një gjë është progres-raporti i BE dhe Shqipëria do të çel negociatat për t’u anëtarësuar…

Xhaferraj: E trishtueshme, e trishtueshme, flasin ende për negociata.

Manja: Po është shumë vonë të flasësh sot për rrugë dhe transport.

Xhaferraj: E di, por e tillë ishte situata atëherë. Ju çfarë keni bërë në 11 vjet sot?

Manja: Lëri rrugët sepse kemi lidhur Shqipërinë nga Veriu deri në Jug…