Pak ditë më parë, Jurgen Klopp njoftoi largimin e tij nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Për tifozët ky ishte një lajm shokues, por me sa duket jo për drejtuesit e klubit të kuq. Sipas një raporti të publikuar nga mediat franceze, Klopp kishte njoftuar drejtuesit e klubit anglez që në nëntor për vendimin e tij, pavarësisht se u bë publik në janar. Drejtuesit e Liverpool jo vetëm që e dinin vendimin e teknikun gjerman, por që në nëntor kanë nisur nw fshehtësi totale punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Gjithnjë sipas këtij raporti, Xabi Alonso ka qenë trajneri i parë që është kontaktuar nga përfaqësuesit e Liverpool, për të kuptuar nëse ish lojtari i tyre ishte i interesuar për stolin e kuq. Në fakt, i pyetur për këtë opsion, Alonso theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt ndërsa është totalisht i përqendruar te aventura e tij në krye të Bayer Leverkusen.

Alonso Liverpool
Në këtë diskutim është përfshirë edhe Sky Sport Gjerman, të cilët konfirmojnë kontaktet që klubi i Liverpool ka pasur me Alonson. Trajneri i Bayer Leverkusen mbetet favoriti kryesor për të marrë drejtimin e klubit në fund të këtij sezoni. Në listën e dëshirave gjejmë edhe emrat e De Zebri, Ruben Amorim i Sporting dhe Julian Nagelsmann i Gjermanisë.