Gjatë Primes së djeshme në Top Channel, është ndezur një debat mes Julit dhe Meritonit. Ky i fundit akuzon aktorin se po bën një lojë false dhe po kopjon lojën e Luizit.

Mesa duket komenti i Meritonit, nuk i ka pëlqyer vëllait të Julit, Mario Deda, ku përmes një postimi në Instastory e quan atë “beberon”.          “Ky beberoni mirë që nuk njeh Julin jashtë… po ky nuk paska parë as BBV2”, shkruan Mario.

Kujtojmë se Mario ka qenë një ndër miqtë më të mirë të Luiz Ejllit, i cili hyri vjet në shtëpi për ta mbështetur, duke i lyer flokët në bjond.