Në Maqedoninë e Veriut vijojnë përpjekjet për të mos lejuar përçarjen e Aleancës për Shqiptarët, forca politike e themeluar nga Ziadin Sela dhe që aktualisht për kryetar ka Arben Taravarin.
Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Krenar Lloga deklaron se po mbahen kontakte të ngushta me funksionarët dhe anëtarët e ASH për të mos lejuar ndarjen e saj në dy pjesë.
Duke akuzuar kryetarin e partisë për shkelje të statutit dhe vendimeve të Kryesisë, Lloga shprehet se Taravari është pakicë te Aleanca për Shqiptarët.