Kryeministrja e Estonisë, Kaya Kalas ka reagar pas deklaratës së Donald Trump që prekte drejtpërdrejt vendet e NATO-s. Ajo thotë se deklarata e Trump duhet të zgjojë disa nga aletatë e NATO-s që nuk kanë kontribuar aq shumë për aleancën, shkruajnë mediat e huaja.
“Mendoj se ajo që tha kandidati për president në Amerikë është gjithashtu diçka që mund të zgjojë disa nga aleatët që nuk kanë bërë aq shumë”, tha ajo gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.
Ndërsa Metzola u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë para për mbrojten. Por ajo shtoi se BE-ja duhet t`i dërgojë një mesazh të qartë SHBA-së, pavarësisht se kush do të drejtojë administratën e ardhshme duke i thënë: Ne jemi mjaftueshëm të fortë për të qenë në gjendje të mbrojmë njëri-tjetrin dhe se çdo deklaratë e këtij lloji duhet të njihet me rrezikun që sjell, por edhe një vendosmëri nga ana jonë që duhet të bëjmë më shumë.
Teksa Trump ka thënë se SHBA-të mund të mos mbrojnë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen nga pushtimi i mundshëm rus.