26 pikë më shumë, këto janë shifrat që Tirana mundi Partizanin në basketbollin për meshkuj, kjo për raundin e 14-të në kampionatin kombëtar. Në sallën e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, Tirana fitoi 103 – 77 Partizanin, me derbin që foli për djemtë e Erkand Karaj.

Çereku i parë foli për Tiranën, që e mbylli me rezultatin 26-10. Kjo diferencë bëri që bardheblutë të humbisnin në dy periodat e radhës. 23-27 dhe 24-27 i mbylli Partizani dy dhjetë minutëshat në vijim.

Deçizive në këtë sfidë ishte çereku i fundit, me Tiranën që “u zgjua” dhe fitoi 30-13, duke e mbyllur ndeshjen në total 103-77. Edhe pse Mejor dhe Broun ishin pikashënuesit më të mirë të ndeshjes, kjo nuk mjaftoi që Partizani të rivalizonte. Davies me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asiste ishte më i miri te Tirana.