Masimiliano Alegri me siguri do të jetë i lumtur: duke pasur parasysh pasionin e tij për tenisin, ai do të mund të përfitojë nga blerja e Karlos Alkaraz për t’u argëtuar dyfish. Duke lënë mënjanë shakatë, askush nuk mund të ketë dyshime për humorin aktual të trajnerit të Juventusit: pas barazimit me Empolin, Juventusi i tij po përgatitet të përballet me Interin, me mundësinë e parakalimit duke fituar ndeshjen direkte (edhe pse zikaltrit kanë një ndeshje për të rikuperuar për shkak të Superkupës).

Pak do të kishin vënë bast për një “Zonjë” në garë të plotë për titullin në fillim të shkurtit, pas vitit të fundit fatkeq. Por Juve është një skuadër që po ecën me ritme të kënaqshme dhe për më tepër, ata janë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Rikthimi në Champions, objektivi i vendosur nga klubi në verë, nuk është ende i sigurt, por pothuajse dhe në këtë pikë do të duhej një katastrofë për të mos u kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Humori ka ndryshuar krejtësisht në krahasim me një vit më parë dhe tani në “Kontinasa” ka kënaqësi për rezultatet dhe punën e trajnerit, aq sa po planifikohet sezoni i ardhshëm: ardhja e Tiago Dialosë dhe Alkarazit në janar, pavarësisht vështirësive në kushtet ekonomike dhe kufijtë e vendosur nga indeksi i likuiditetit, shkojnë në këtë drejtim.

Juve dëshiron të ndërtojë një ekip të nivelit europian, të ri dhe me iniciativë me Maksin, kontrata e të cilit skadon në 2025. Nga dje në orën 20:00, kur u mbyll merkato e dimrit, do të nisin të punojmë për të ardhmen, me disa emra tashmë në horizont: Kopmainers, Kalafiori dhe do mbajnë gjithnjë në vëzhgim Georgi Sudakovin.

KONTRATA E MAKS – Alegri ia doli në ribashkimin e grupit dhe rindërtimin e një mentaliteti fitues. Në “Kontinasa” ka një ndërgjegjësim për forcën e madhe të Interit, por edhe dëshirën për të provuar për të bërë diçka të jashtëzakonshme si fitimi i titullit.

E pamundura që bëhet e mundur sipas deklaratave të Maksit, por nëse nuk ia del, sezoni do të vlerësohet sërish pozitivisht me kualifikimin në Champions, aq më tepër nëse përveç kësaj vjen edhe një trofe. Për të ardhmen e trajnerit, çdo diskutim do të trajtohet në pranverë, kur fatet e këtij viti do të jenë shumë më të përcaktuara.

Nuk ka gjasa që Juventusi të nisë 2024-2025 me një trajner të cilit i skadon kontrata. Alegri me siguri do të ulet në një tryezë të mundshme negociatash për rinovimin me më shumë forcë se një verë më parë, kur aventura e tij e dytë në Juventus po kalonte momentin e krizës më të madhe.