Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por që ka humbur edhe ky i fundit jetën

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10-të në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”, ku autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje burrin e tarnsportuar me urgjencë në spital dhe më pas ka qëlluar veten, ku siç shihet një person është i shtrirë në mes të rrugës.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila pritet të sjellë informacion më të detajuar.