Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10, ndërkohë që një tjetër person është i plagosur. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar të gjithë zonën.
Ndërkohë viktima është ende në rrugë i mbuluar me çarçaf të bardhë.