Është arrestuar vëllai i 19-vjeçares si bashkëpunëtor në krim. Disa orës pas zbulimit të vrasjes së një burri nga vajza e tij në Durrës, policia ka gjetur edhe armën e krimit. Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, Hygerta Meta ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.
Arma do të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të provuar nëse viktima është qëlluar me të njëjtën armë.
Vajza deklaroi fillimisht se armën e kishte hedhur në det, por më pas ka treguar vendin e saktë.
Familjarët e denoncuar të humbur 50-vjeçarin Pëllumb Meta dhe pas ditësh kërkime dhe hetime intensive, policia ka mundur ta zbardhë krimin.