Disa prej banorëve të “Big Brother VIP 3”, kanë pasur mundësinë të lexojnë pasditen e sotme disa prej komenteve që publiku ka dhënë për ta në rrjetet sociale.Një ndër komentet më pikante ishte për gazetaren Ilnisa Agolli, ku një ndjekësit kishin komentuar “mami Ilnisa, mbaje veten! Lëre ‘bebin’ rehat se i je bërë ferr o grua”.“Bebi” i përmendur në këtë koment i referohej Meriton Mjekiqit, më të cilin Ilnisa ka një marrëdhënie të afërt dhe shpesh herë e thërret më atë pseudonim.

Meritoni për Ledjonën: E bëra të qante, po dridhej! Ilnisa e ‘ndërsen’ më keq: Pse nuk e vazhdove?Por, mesa duket Ilnisa nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment, duke iu përgjigjur duke thënë se i ka lënë rehat të gjithë.“Unë di që rehat i kam lënë të gjithë, dhe sa për ferrin hajde këtu brenda dhe ta tregon mami Ilnisa sesa bukur është të kërcesh mbi flakë”, tha Ilnisa.