Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot (14 shkurt) është vendosur që numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat dhe atyre për kulturën të redukohet në 204. Gjithashtu reduktim me 71 personave që ishin punonjës rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024.
Sipas VKM, të gjithë këta punonjës, në total 275, do të alokohen në aparatin e ministrisë përgjegjëse për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
V E N D I M PËR
NJË SHTESË DHE RIALOKIM TË NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË APARATIN E DISA NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE PËR VITIN 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 113 (njëqind e trembëdhjetë) punonjës.
Numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 91 (nëntëdhjetë e një) punonjës.
Numri i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024 reduktohet me 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve rezervë në 29 (njëzet e nëntë) veta.
Numri i punonjësve të përmendur në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, alokohet në aparatin e ministrisë pëgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin dhe numri i punonjësve për këtë ministri bëhet 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) veta.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.