Ditën e sotme GJKKO ka marrë vendimin për të liruar nga qelian ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, duke e lënë atë në masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”. Vangjush Dako është caktuar në arrest shtëpie për shkak se i kanë kaluar afatet e paraburgimit. 

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

Dy javë më parë, gjyqtarja e hetimit paraprak i kërkoi Prokurorisë që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.

Prokuroria pretendon se ata kanë përllogaritur gabim fondin limit duke e shumëfishuar atë dhe pasi kanë rënë në dijeni të këtij fakti, nuk e kanë rregulluar gabimin.