Fitorja 4-1 e Liverpoolit ndaj Bournemouthit sigurisht që do të ketë një shije të hidhur. Pavarësisht rezultatit të mirë dhe rikthimit të Salah, Jurgen Klopp humbi Diogo Jota, Darwin Núñez dhe Curtis Jones për probleme fizike, të gjithë në pjesën e parë. Portugezi madje duhej të transportohej me barelë.
Në vijimësi të ndeshjes, trajneri Klopp foli për lojën dhe dëmtimet. “Ne kemi ndjenja të përziera. Kemi humbur lojtarë dhe nuk e dimë sa seriozisht. Unë mendoj se ka pasur një kontakt me Curtis (Jones). Diogo Jota ishte në një dyluftim dhe për Darvin (Núñez), ne nuk jemi vërtet të sigurt.
Ai ndjeu çdo gjë, do të shohim. Për ne nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por tani për tani gjërat po shkojnë mirë. Kemi 57 pikë dhe do të kthehemi për tre ditë”,- tha trajneri i kënaqur me skuadrën.
“Ajo që bënë djemtë pas 15 minutash ishte e jashtëzakonshme, kundër një ekipi të përgatitur për të të mërzitur. Bëmë një lojë të mirë, duke filluar nga një moment specifik. E kontrolluam lojën me aq sa mundëm dhe jemi të kënaqur me këtë”, tha ai.