Sara dhe Meri po realizojnë lojën e kërkuar nga Vëllai i Madh në të cilën do të duhet të qëndrojnë të lidhura me njëra-tjetrën me letër celofoni.
Gjatë kësaj kohe banoret e Big Brother VIP kanë shprehur pakënaqësi, por njëkohësisht kanë kaluar edhe momente gazmore.
Sara: Vetëm merr frymë.
Meri: Ç’më gjeti mua të shkretën. Ma futën.
Sara: Na e futën.
Meri: Gjithë jetën ma kanë futur. Ne të dyja nuk do rezistojmë dot.
Sara: Mbarova.
Meri: Sara rri urtë, boll! Kemi filluar, apo nuk ka rënë gongu akoma?
Sara: Nuk kemi nisur, sepse nuk ka rënë gongu.
Meri: Po çfarë na gjet moj Sara.
Sara: Çfarë na bëre moj Erjola.
Meri: Çfarë më gjeti mua!
Pas kësaj bisede Sara dhe Meri kanë nisur të këndojnë këngë greke e të qeshin me njëra-tjetrën.
Pavarësisht debateve që kanë pasur me njëra-tjetrën javën e kaluar, dyshja ka kaluar momente shumë të mira pasditen e sotme.