Mesa duket një projekt bombastik do të vijë së shpejti nga treshja Bardhi, Luiz dhe Ermal.

Pak momente më parë, një postim është shpërndarë në Instagramin e Bardhit ku paralajmërohet një projekt i ri mes tij, Luiz Ejlli-t dhe Ermal Fejzullahu-t.

Asnjëherë më parë treshja nuk ka bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kështu që diçka e re dhe e bukur pritet së shpejti.

Rikujtojmë që Bardhi është ende pjesë e formatit të ‘BBV3’, e sakaq jeta e tij profesionale jashtë shtëpisë po bën ‘namin’ me plot projekte të reja të cilat janë lancuar përgjatë ditëve që ai ka qenë brenda shtëpisë.