Manchester United rrezikon të përjashtohet nga Champions League sezonin e ardhshëm edhe nëse do të mundet të vulosë kualifikimin deri në fund të sezonit.

UEFA nuk i lejon dy klube në pronësi të të njëjtit pronar të konkurrojnë në të njëjtin kompeticion europian.

Blerja prej 25% të Sir Jim Ratcliffe do të ratifikohet në ditët në vijim dhe britaniku zotëron tashmë edhe klubin francez, Nice. Si United ashtu edhe Nice, janë në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Champions League, pasi aktualisht anglezët renditen në vendin e gjashtë dhe francezët në vendin e dytë në ligat përkatëse.

Megjithatë, rregulloret e UEFA thonë se vetëm skuadra me vendin më të lartë në ligën e tyre përkatëse do të lejojë të marrë pjesë në një kompeticion të njëjtë. Menyrë e vetme për të dyja ekipet për të luajtur në Europë, është nëse njëra kualifikohet për në Champions League, e tjetra në Europa ose Conference League.

Por, Manchester Unitedh dhe Nice nuk janë klubet e vetme me këtë problem,. Manchester City dhe Girona, Aston Villa dhe Vitoria de Guimaraes, Brighton dhe Royal Union Saint Gilloise gjithashtu mund të dëbohen nga Champions League.