Marco Pellegrino është larguar mëngjesin e së enjtes nga Milano për t’iu bashkuar në huazim nga Milani skuadrës së Salernitanës. Mbrojtësi mbërriti te kuqezinjtë në merkaton e verës, por hapësirat e pakta në formacionin e trajnerit Stefano Pioli, bënë që 21-vjeçari të mendojë për një tjetër zgjidhje.
Salernitana është klubi ku mund të fitojë më shumë eksperiencë në Serie A, me argjentinasin që do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Pipo Inzaghi.
Transferimi te Salernitana ishte disi i komplikuar pasi Pellegrinos iu desh të pritej për miratimin e FIFA-s duke qenë se gjatë këtij sezoni, lojtari ka veshur fanellën e dy klubeve, Platensës së Argjentinës dhe Milanit. Megjithatë, FIFA dha “Ok” duke i hapur rrugë kështu një aventure të re për Pellegrinon.