Qetsori dhe Nevina, në rubrikën e tyre të çdo të diele në “E Diell”, “Të bëftë mirë”, udhëtojnë në çdo cep të Shqipërisë, për të sjellë recetat e pjatave tradicionale dhe tepër të shijshme.

Këtë herë dyshja zgjodhën qytetin e Pogradecit dhe pjatën shumë të pëlqyer, Koranin. Peshku Koran, një pjatë e pandashme e menusë së Pogradecit, u bë i tillë edhe sepse Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II, e pëlqente këtë ushqim dhe përfaqësues të Kuzhinës së Pallatit Mbretëror dërgonin porosi të veçanta për përzgjedhjen e koranëve të freskët e të egër.

Qetsori: Mbretëresha e Anglisë ka preferuar shumë Koranin e kësaj zone

Nevina: Mbretëreshë, mbretëreshë por deri këtu ka ardhur
Qetsori: I shkonte peshku te Pallati Mbretëror.