Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.
Sipas gazetares së Top Channel, një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjëses së policisë 500 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.