Shifrat e audiencës nuk janë vërtetë ato që publikohen nga organizatorët e BBV. Eksperti i sigurisë së informacionit Besmir Semanaj ka marrë në analizë grafike lajmet e përhapura së fundmi se Big Brother këtë vit “ka thyer çdo rekord audience televizive”.

Kjo nuk rezulton e vërtetë. “Shifrat janë kokëforta, 25% bëhet 200%” – shkruan Semanaj. Më poshtë pjesë nga postimi i tij:

Sot lexova një lajm zyrtar në faqen e Top Channel, ku thuhej se shikueshmëria e këtij viti ka kaluar më dyfish vitin e kaluar. Duke qenë se jam skeptik mbi lajmet pa shifra, mendova të bëj disa verifikime.

Top Channel e shoh si një medium serioz dhe kam qenë i ftuar shumë herë në studiot e tyre. Më kënaqsi lexova lajmin, por u zhgënjeva kur verifikova shifrat.

Në kërkimet në Google dhe në YouTube, dy nga treguesit më të rëndësishëm për ndjekjen dhe vlerësimin e një programi janë në shifrat e 25% krahasuar me vitin e kaluar dhe me një tendencë në rënie.

Fatkeqësisht për Top Channel, ende nuk kanë kaluar as BBV1, kurse BBV2 e shikojne me dylbi aktualisht.

Besoj se këto statistika janë të dobishme për Top Channel për te kuptuar realitetin. Nëse cdo lajm e bejne si kete Zot na ruaj”.

Marrë nga Gazeta Dita