Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e mirëpritësit duke dalë në hyrjen e Pallatit të Kongreseve ku do të presë gjithë delegacionet e shteteve pjesëmarrëse në samitin që do të mbahet sot.

Lideri i parë që është pritur nga Rama ka qenë Presidenti ukrainas Zelensky, me të cilin Rama ka zhvilluar një bisedë në tapetin e kuq.

Zelensky dhe Rama kanë firmosur më herët një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për media.