Mbahet sot në Romë, Itali takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm në takim do të jetë edhe ministri shqiptar Igli Hasani.
Ministri Hasani do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata. Pritet që sot të Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministrat e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku përfshihen Greqia, Kroacia, Austria, Sllovenia, Sllovakiadhe Republika Çeke. Takimi pritet të mbahet në orën 16:30.