Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.
Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani u shpreh se në takim ka theksuar angazhimin e Shqipërisë për të qenë në një linjë me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.
Postimi:
Një takim mjaft i mirë gjatë forumit të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të
Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.
Theksova angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.
Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.