Te Atletico Madrid duan të besojnë se kanë humbur betejën por jo luftën. Sulmuesi Los Colchoneros, Alvaro Morata, përmes një story në profilin e tij në Instagram, inkurajoi tifozët e skuadrës spanjolle pas humbjes në ndeshjen e parë të 1/16-tave të Champions ndaj Interit.

“Ka ende një ndeshje në shtëpi. Së bashku jemi më të fortë” Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Morata, duke iu drejtuar tifozëve të pranishëm mbrëmë në San Siro. Kujtojmë që takimi i mbajtur në Milano përfundoi 1-0, autori i golit të vetëm të sfidës ishte Arnautovic, në minutën e 89-të.