Nga Ardit Bido
Pamë sot një rast absurd ku një i ri u shoqërua në polici pse tentoi të digjte një copë beze që përfaqëson vrasjen e shqiptarëve dhe cënimin e integritetit territorial të Shqipërisë. Është e njëjta gjë si të shihnim dikënd të tentonte të digjte flamurin nazist dhe të shoqërohej në polici për veprime të mëtejshme proceduriale. As e njoh atë djal nga afër dhe as besoj te simbolikat e djegieve. Mirëpo, të shoqërohesh për tentativën e djegies së një beze urrejtjeje është absurditet në një vend ku bezën e urrejtjes e mbajnë pa të keq kandidatë politikë dhe nuk u hyn gjembi në këmbë. Mbajtja e asaj bezeje në zyra është vepër penale. Ngritja e thirrja në emër të tij është vepër penale. Mosdjegia e atij flamuri është vepër penale!